Rikthehen parkimet me pagesë ne Tirane dhe jane gjobitur mbi 300 makina.
Gentian Vocaj, shef i sektorit të qarkullimit në policinë thote se tani nuk do te kete me masa lehtesuese.
Ja se si shprehet ai:“Me lirimin e fashave orare dhe duke parë që trafiku i mjeteve në rrugë dhe i njerëzve u shtua, atëherë policia bashkiake në bashkëpunim me bashkinë Tiranë vendosi të ushtrojë kontrolle edhe në parkimet me pagesë.
Kryesisht në parkimet me pagesë në rrugët kryesore por dalëngadalë edhe në zonat rezidenciale.
Puna ka filluar ka 2 ditë dhe deri tani janë vendosur rreth 200-300 masa administrative.
Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të parkojë në duke zbatuar sinjalistikën rrugore, kryesisht edhe në parkimet me pagesë nëse i kanë përdorur këto 2 muaj pa pagesë sot e mbrapa duhet të kryejnë pagesën”- u shpreh shefi i sektorit të qarkullimit në policinë bashkiake.
Ndaj beni kujdes.