Mbajtja e të njëjtave masa ekzistuese të kufizimeve që u lajmërua pardje për vijim në dy javët e ardhshme, është anuluar.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mblidhet sërish të hënën më 1 mars për të rivlerësuar kufizimet aktuale dhe me shumë gjasë thellimin e tyre.
Këtë e njoftoi sot Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik duke folur nga Kukësi ku nisi sot vaksinimi
Bino tha se situata pandemike në vend, shtrimet në spitale, intubimet dhe rastet e vdekjeve janë një këmbanë alarmi për cilindo për të zbatuar masat kundër Covid-19.
Sipas Binos, të dhënat e kësaj jave sa i takon shkallës së infektimeve do të diktojnë masat që do të rivlerësohen nga Komiteti i Ekspertëve të hënën e ardhshme.