Përgjatë kohëve të fundit, në rrjet kanë qarkulluar lajme se Saimiri dhe Meri nga “Love Story” i kanë dhënë fund lidhjes. Ndonëse Saimiri u rikthye në Shqipëri, ai nuk u pa askund pranë bukuroshes nga Elbasani.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, por Saimiri ka bërë një reagim të nënkuptuar në rrjete sociale. Ai ka publikuar një foto të tij të Instagram, krahas së cilës ka shkruar se ka shumë për të thënë, por preferon të qëndrojë i heshtur.
“Me klas është ai që ka shumë për të thënë, por zgjedh të qëndrojë i heshtur para budallenjve”, ka shkruar Saimiri.