Mentor Petrela, me përulësinë e një mjeku të madh, me mençurinë e fituar nga edukimi dhe përvoja, dhe me humorin e tij pikant…
Një nga 100 neurokirurgët më të mirë të botës dhe doktori i mrekullive për shqiptarët, hera herës shfaqet me intervistat e tij në ekran, përgjigjet e të cilit bëhen shpejt pjesë e fjalëve të mençura që qarkullojnë në rrjetet sociale.
I pyetur nëse dashurojmë me zemër apo me tru neurokirurgu përgjigjet: Dashuria është e Platonit, është platonike kurse Aristoteli e ka kardiocentrike që rreh nga emocioni por me tru është pjesa më e madhe.