“Menekshe dhe Halil” është një ndër serialet turke më të diskutuara dhe më të shikuara. I shumëkërkuar nga shikuesit, rikthet përmes platformës Tring nga e hëna në të premte në Kanal D Drama. Ky serial flet për dashurinë dhe sakrificën e Menekshes, një vajze që vjen nga një familje tradicionale dhe konservatore turke me Halilin, djalin boshnjak në Gjermani. Interpretuar nga aktorët me emër, Sedef Avci dhe Kivanc Tatlitug në role protagoniste, kanë kalur rreth 15 vite nga premiera e serialit. Ja si duken aktorët sot.
Sedef Avcı
Me rolin e Menekshes, aktorja Sedef Avcı arriti kulmin e karrierës së saj pasi seriali pati rekorde shikueshmërie. Vetëm 25 vjeç aktorja mori shumë oferta për projekte te ndryshme, filma dhe seriale. Sot ajo është një aktore shumë e suksseshme me një karrierë të konsoliduar. Përsa i përket viteve, nuk kanë arritur të lenë asnjë shenjë në paraqitjen e saj fizike.
Kıvanç Tatlıtuğ
Me rolin e tij si Halili, aktori simpatik turk Kıvanç Tatlıtuğ ka arritur të fitojë zemrat e publikut. Jo vetëm prej personazhit, por edhe falë interpretimit të shkëqlyer që aktori i ka bërë Halilit, sot aktori mbahet mend si Halili i Menekshes. Aktori i suksesshëm gjatë viteve ka interpretuar shumë role protagoniste dhe vazhdon të ngelet po aq simpatik sa Halili.