Media serbe “Blic” i ka kushtuar një shkAjo e krahason bregdetin shqiptar me atë të Malit të Zi në kohën kur “rusët paguanin shtrenjtë për çdo metër katror të blerë aty”.
“Shqipëria ofron çmime të lira jo vetëm për të pushuar, por edhe për të investuar. Kohët e fundit ka një vëmendje të madhe të qytetarëve tanë për të blerë prona në breg të detit apo edhe fare pranë tij”, shkruan media serbe.
Sipas gazetës, Shqipëria konsiderohet një mundësi e mirë investimi për turizëm pasi sipas saj “30 metër katror në breg të detit mund të blihen me 20 mijë euro”, një çmim i mirë ky krahasuar me Turqinë, Kroacinë apo Malin e Zi.
Gazeta bën edhe një parashikim për çmimet duke theksuar se ato pritet të rriten në muajt dhe vitet në vijim, prandaj kjo shihet si një mundësi e mirë investimi.rim vëmendjes së shtuar të qytetarëve serb sipas saj ndaj bregdetit shqiptar, tashmë jo vetëm për të pushuar, por edhe për të investuar.