Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se situata e pandemisë është nën kontroll, por për heqjen e masave shtrënguese duhet të zbresë numri i të infektuarve për 100 mije banorë, ose të arrihet deri në 70% imuniteti i tufës.
Ai theksoi se nuk do të ketë valë tjetër më të madhe këto që kemi kaluar deri më tani, pavarësisht fushatës elektorale, ku pas 3-4 javësh do të shihen pasojat.
“Indikatorët për të hequr gjithë masat e bllokimit, së pari është imuniteti i tufës që duhet të arrijnë 60-70% që besoj se nuk ka arritur deri më tani. Duhet të bjerë nën 100 numri të infektuarve për 100 mije banorë. Idealja do të jetë të bjerë në 50-60 për 100 mije banorë, atëherë nuk ka nevojë për masa shtrënguese. Ka 2-3 javë që fushata po i mbledh njerëzit gjithandej dhe pas 3-4 javësh vjen dëmi që ke bërë . Jam i bindur që nuk do ketë valë më të madhe se ato që kaluam”, deklaroi Brataj në A2.
Dy ditët e fundit pohon, Brataj ka patur fluks të thirrjeve në urgjencën e kryeqytetit, por shumica lidhen me vaksinën, ku kërkohet ndihmë edhe për efektet anësore. Ai thekson se mund të prekehs nga virusi edhe kur sapo ke bërë vaksinën.
“Dy ditët e fundit në urgjencë po rriteshin thirrjet, por shumë kërkesa janë për vaksinat si edhe efektet anësore. Kërkojnë ndihmë kur kanë efekte anësore. Se ka njerëz të paqartë që nëse kanë një problem shëndetësor e lidhin me vaksinën. Nuk përjashtohet mundësia që sapo ke bërë vaksinën të biesh në kontakt me virusin”.
Brataj u shpreh se Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve, por edhe Gjirokastra thotë ai ka numrin më të lartë për 100 mije banorë, ku ndikoi ardhja e emigrantëve, po kështu edhe Korça. Dhe kjo sipas Brataj çoi në marrjen e vendimit për karantinimin e të gjithë shtetasve të ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, për shkak të rritjes së infektimeve në këto vende.