Me ne fund/Qytetarët e Shqipërisë do të lejohen të hyjnë lirisht në BE, nesër del vendimi

Shqipëria pritet të shpallet këto ditë vend i sigurt për udhëtim të lirë drejt Bashkimit Evropian, thanë sot burimet diplomatike për Radion Evropa e Lirë (Free Europe).

Këto burime saktësuan se veç qytetarëve të Shqipërisë do të lejohen të futen lirisht edhe ata të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Portugalia, e cila mban presidencën aktuale të BE-së, është duke përfunduar përpilimin e një liste të vendeve, të dhënat e të cilave tregojnë se janë të sigurta sa i përket infeksionit me koronavirus.

Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë janë futur edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë për secilin prej këtyre vendeve të mërkurën 16 qershor dhe do të vendosin në përputhje me situatën epidemiologjike që ka çdo vend.

Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, një vend duhet të regjistrojë maksimumi 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit. Aktualisht Shqipëria ka vetëm 136 të infektuar aktivë ose 4 raste për 100,000 banorë.

Burimet bëjnë të ditur se paraprakisht mund të kërkohet që qytetarët e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, Maqedonia dhe Serbia, të kenë bërë vaksinat, ose të ne ë vërtetim se kanë kaluar koronavirusin ose të kenë një vërtetim tamponi. /noa.al