Me uljen e numrit të rasteve së të infektuarëve me Covid, ditën e sotme pritet të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për të njoftuar për lehtësimin e masave që do të merren në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë.
Paraprakisht, nga burime jozyrtare për mediat pritet që sot Komiteti të marrë një vendim të ri sa i përket orës policore gjithashtu dhe heqjen e maskave për ambientet e hapura.
Kujtojmë që kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një intervistë tha se ora policore do të zgjataj, por që nuk do të hiqej krejtësisht.
“Pandemia po mbaron, por nuk varet vetëm nga Shqipëria. Përfundim nuk mund të them, por përmirësim po. Masat do të hapen, por fatkeqësisht njerëzit pasi janë lodhur nga masat do fillojnë të neglizhojnë shumë gjëra. Nuk e kemi mundur ende Covid-in. në 3-4 javë mund të bëhet një shpërndarje aq e madhe saqë të hap probleme. Nesër do të flasë Komiteti Teknik dhe padiskutim që do të lirohen masat, jo të gjitha pasi do të jetë çmenduri. Unë do të filloja me maskën në ambientet e jashtme, të hiqet se dhe temperatura bën të vetën, vaksinimi. Përsa i përket orës policore jam i mendimit që të zgjatet, por jo të hiqet fare,” tha Brataj.
Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Komiteti Tekinik i Ekspertëve.