Greg Rama, djali i madh i kryeministrit Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale dy foto me vëllain e tij të vogël, Zaho.
“Duke mësuar pak nga pak këtë snapchat-in me Zahon”, shkroi Greg Rama në Insta Story.
Dy vëllezërit kanë pozuar me efektet e “Snapchat-it”, herë me mjekër dhe herë me syze. Para disa javësh, kryeministri Edi Rama bëri lëmsh rrjetin me fotografinë që publikoi në Facebook.
Rama shfaqej pranë një djali të vogël që i bëri të gjithë të mendojnë se është Zaho edhe për shkak të përshkrimit me të cilën e kishte shoqëruar imazhin. “Kur nën ferrë çel trëndafili”, shkroi kryeministri.
Në fakt, djali krah Ramës në fotografi nuk ishte Zaho, por një djalë që ishte pjesë e ekspozitës “Në Kërkim të Artit” nga Helidon Gjergji.