Luljeta Nallbani, spikati menjëherë me hyrjen e saj në “Për’puthen”.
Një grua në të 60-tat që kërkonte një partner për të kaluar jetën dhe që ishte ndryshe nga të tjerat.
Luljeta tregoi se i pëlqen shumë të udhëtojë, të merret me palestër dhe të eksperimentojë me look-un e saj.
Ajo pati disa takime në emision, por Luljeta ka marrë një vendim të papritur.
Ditën e sotme e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, Luljeta tha se është larguar zyrtarisht nga “Për’puthen”, sepse e kishte të pamundur që të ishte e pranishme çdo ditë në program duke qenë se i duhet të udhëtojë nga Fieri drejt Tiranës.