Kjo është një dietë që është përdorur edhe nga Beyonce pasi ajo lindi fëmijën. Këngëtarja e famshme me këtë dietë ka humbur peshë plot 38 kilogramë.
Përveç asaj që limoni forcon trupin, shërben për shkrirjen e shpejtë të kilogramëve dhe yndyrës.
Lemonade Diet’ është dietë shumë e thjeshtë e cila përmban vetëm tre produkte: ujë me limon, ujë të kripur dhe çaj bimor laksativ.
Rezultatet e kësaj diete mund të vërehen në 10 ditët e para pasi do të humbni disa kilogramë dhe përpos kësaj ju do të ndiheni më energjik, të lumtur dhe më të shëndetshëm.
Në 10 ditët e para ju lejohet të përdorni vetëm tre produktet e përmendura më lartë. Pasi të kalojnë 10 ditë, ju gradualisht mund t’i ktheheni ushqimeve, por vetëm disa nga ato të cilat janë më të lehta duke filluar më një supë apo një lëng frutash. Pas kësaj ju mund të përdorni pak mish.
Kjo pije me vitaminë C do të pastrojë trupin tuaj prej toksinave që merrni çdo ditë.
Përbërësit:
8 gota me ujë të vakët
Lëng i shtrydhur nga 6 limonë
6 lugë të mëdha të mjaltit
Disa kubëza të akullit
10 gjethe të mentës
Përgatitja:
Ngrohni ujin, por nuk guxon të vlojë shumë – jo më shumë se 60 gradë.
Shtoni të gjithë përbërësit dhe e lini përzierjen të qëndrojë në frigorifer për disa orë.
Në fund e procedoni dhe e pini.
Në secilën gotë shtoni një kubëz akull, sepse trupi shkrin energji për ta ngrohur ujin apo ushqimin e ftohtë.
Plani i dietës:
Para kafjallit pini një gotë limonadë. Kafjalli përbëhet prej sallatës me pemë, sipas dëshirës.
Në ora 11, pini gotën e dytë të limonadës në kombinim me badem të pjekur, si zamër.
Për drektë vezë të zier dhe sallatë të gjelbër me vaj ulliri dhe uthull molle.
Në orën 16 do të duhej lëpini edhe një gotë tjetër limonadë, dhe pemë sipas dëshirës.
Për darkë peshk të bardhë ose sallatë me mish pule.
Dy orë para gjumit pini dhe një gotë limonadë. Këtë dietë ta praktikoni së paku pesë ditë dhe kujdes mos hani ëmbëlsira dhe ushqim të shpejtë.