”Më kapi prej mjekre”/ Sheila tregon ngjarjen e rëndë që ndodhi në ‘Big Brother’: Monika erdhi dhe më…

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” foli për she rrin që pati në shtëpi me Monikës, teksa kjo e fundit po luante me Fifin dhe po improvizonte debate jo të vërteta.

Prezantohet banorja e dytë, Sheila Haxhiraj – Big Brother Vip, 5 Tetor 2021 – YouTube

E ftuar në “Shqipëria live”, Sheila pranoi se ajo lojë dhe kritikat e publikut e bënë të ndihej keq Monikën. Ajo tregon një bisedë me aktoren, që thotë se e ka prekur.

“Kur po shkonte te dhoma e dënimit, më kapi nga mjekra dhe më tha ti e dashur me mua je ngatërruar, të kam folur hapur si të kisha vajzën time. Aty u preka dhe reflektova për të kuptuar si nisi gjithë loja. Kur të gjithë e kanë su lmuar, unë i shkova afër, e kam parë pak si nënën time“.

Por, këngëtarja thotë se është zhgënjyer, kur pasi ka dalë nga shtëpia, ka parë disa video ku Monika e ofendon:

“Ka bërë ca komente të shëmtuara për mua, kokë rrodhe e shumë të tjera. Mund të them që më ka zhgënjyer. Unë i kam dhënë suport me pastërtinë më të madhe”.