Ka përfunduar në natën e 14-të rrugëtimi i konkurrentes Xhesi Peraj në spektaklin Love Story, teksa nuk arriti të merrte trëndafil nga Saimiri.
Trëndafilin e parë ai ia dhuroi Generdës, teksa u shpreh se do ta zgjedhë në finale për t’i dhënë asaj dhe vetes mundësinë për t’u njohur më mirë.
Trëndafilin e dytë ai i’a dhuroi Merit për të cilën tha se ka pasur më shumë ndjenja. “Çdo e hënë është shumë emocionuese por kjo sot është akoma më shumë. Kemi pasur tre takime shumë të bukura dhe me shumë ndjenja.
Dua t’i falenderoj vajzat për kohën dhe vëmendjen që më kanë kushtuar. Shpresoj që edhe unë mos t’ju kem zhgënjyer në këtë rrugëtim”, u shpreh Saimiri. Ndërkohë për Xhesin ai theksoi se është një vajzë shumë e rrallë dhe se e vlerëson shumë si person.