Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i cili eshte edhe anëtar i Komitetit Teknik te eksperteve, foli ditën e sotme për rishikim të masave anti-COVID nëse situata shkon drejtë përkeqësimit.
Gjithashtu Brataj ka komantuar edhe takimin me mjeket e rajonit, i cili është zhvilluar ditën e sotme online në kuadër të situatës së pandemisë së COVID-19.
“Ishte takim shumë pozitiv, me pjesëmarrje nga kolegë nga të gjitha vendet e botës. Terapia nuk është se ndryshon shumë nga një vend tjetër i botës. Unë e kam thënë dhe e them që të gjendet një mënyrë bashkëpunimi konkret si të ardhjes së këtyre kolegëve dhe dërgimit të kolegëve këtu për bashkëpunim. Prandaj edhe me diasporën unë dua gjëra konkrete, duhet të realizojmë projekte konkrete”,- tha Brataj.
I pyetur nëse do të ndryshojë ora policore nga ora 20:00 që është aktualisht në orën 18:00, Brataj u shpreh se tre ditët e fundit shifrat janë disi konstante.
“Në dy apo tre ditët e fundit rritjet janë stabilizuar, pra po arrijmë në atë fazën e sheshtë, më pas nis zbritja. Edhe një minimum pak më pozitiv tregon menaxhim e kontroll të situatës. Po diskutohet për masa të tjera, po bëjmë të njejtën gjë si vendet e tjera. Do të shohim së shpejti situatën dhe do vendosim. Nëse ka përkeqësim nuk mund të tolerojmë situatën. Kritike për mua është edhe pranvera”,– shtoi