Dje, më datë 8 shkurt 2020, bashkeshortja e diktatorit të madh Enver Hoxha mbushi 99 vjec nga jeta e saj. Ne fakt asnje nuk u kujtua per kete date, me perjashtim te gazetes Dita e cila nuk e harron asnjehere.
Në këtë moshë të thyer Nexhmije Hoxha ka habitur te gjithe me botimin e nje libri me rreth 530 faqe, duke i sfiduar të gjithë, jo vetëm për nga vëllimi qe ky liber ka, por mbi të gjitha për kujtesën dhe vazhdimesine në bindjet e saj.
Megjithate mos pretendoni që ajo ne kete liber të nenvleresojë apo kritikojë Enverin sepse është tërësisht konsekuente në mbrojtjen maksimalisht të figurës së të shoqit, të cilit nuk i njeh asnjë gabim. Po ashtu bën edhe i biri, Iliri, apo Teuta, bashkëshortja e përkushtuar e tij.
Sepse po ra figura e Enverit, bie dhe Nexhmija.