Mbrojtja Civile. Merrni masa! Keto jane qytete e rrezikuara nga moti i keq diten e sotme

Ditën e sotme (12 dhjetor) priten reshje intensive në të gjithë Shqipërinë.

Kryesisht në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, si dhe reshje dëbore në zonat malore mbi 300 m, bazuar në raportimet nga IGJEO dhe Shërbimit Metereologjik Ushtarak.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka kërkuar strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve.

“Qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare”, thuhet në njoftim.

Reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje temperaturash, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në transport.