Mbi 140 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite.
“Mbi 140 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite, nga nisja e programit tonë të mbështetjes për çdo të porsalindurit”, njofton Qeveria Rama.
Bonusi i bebes është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria shqiptare prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja. Bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, pa dallim nëse kanë lindur këtu apo jashtë vendit.