Sipas saj stuhia nuk ka më forcën fillestare dhe do të kalojë pa probleme për vendin tonë.
Ajo tha për News 24:
Stuhia e ka humbur fuqinë e saj, ndonëse është drejtuar drejt vendeve të Ballkanit. Kjo stuhi ka sjellë situatën e rrebesheve edhe në vendin tonë. Situata ka nisur me rrebeshe, shkarkim rrufesh e bubullima. Pritet që në orët në vijim do të kemi dobësim të reshjeve në zonat bregdetare, që do të zhvendosen në zonat veriore dhe qendrore, si Shkodra, Lezha, Tirana, Elbasani, ku pritet të ketë rrebeshe shiu, të cilat do të dobësohen nga mbrëmja. Nuk bëhet fjalë të kemi përsëritje të situatave, si në qendër të Evropës. Më problem mbeten zonat malore. Nuk ka vend për panik. Këto lloj situatash, që kanë mbetur celula ende në zhvillim të stuhisë, nuk kanë më fuqi. Vendet e tjera të rajonit janë më të rrezikuara se Shqipëria, ku do të kemi reshje intensive kryesisht në zonat malore. Duke filluar nga e mërkura do të kemi përmirësim të motit dhe temperatura të larta. Cdo gjë do të kalojë sonte në mbrëmje. Sonte gjatë natës presim përmirësim të motit në pjesën më të madhe të vendit, ku rrebeshet do të fokusohen në zonat malore. Nesër do të jetë pak freskët, ndërsa në vijim pritet rritje temperaturash, ku në fundjavë do të kulmojmë sërish te 35 gradë.