Mban gjithe diten kufjet vesh 12 vjecari e gjen belaja. Keshille per cdo prind

Familja e 12 vjeçarit ndre padi ndaj Apple pasi ‘AirPods dëmtoi dëgjimin e djalit të tyre

Familja ka akuzuar prodhuesin e iPhone për neglizhencë dhe mashtrim të madh, pasi pretendon se fëmija i tyre pësoi humbje të përhershme të dëgjimit gjatë përdorimit të AirPods.

“Djali po shihte Netflix në iPhone-in e tij me një volum të ulët kur një ‘alarm’ u ndez në pajisje dhe prodhoi një tingull ‘shkatërrues’ për dëgjimin e të riut, pretendon padia e ngritur kundër Apple.

Tingulli i lëshuar nga kufjet e ‘AirPods me defekt’ thuhet se kanë carë tamburin e veshit të djathtë të djalit dhe ka dëmtuar koklean e tij.

Djali, i cili ishte 12 vjeç në momentin e ngjarjes, tani ka: dëgjim të dëmtuar përgjithmonë, tringëllimë në vesh, vuan nga marrje mendsh dhe duhet të mbajë aparat dëgjimi përjetë.


Prinder kini kujdes kufjet ne veshet e femijeve tuaj ato mund te cojne ne demtim te parikthyeshem te degjimit tek te rinjte.