Disa punonjës të restorantit më të mirë kinez në Nashville janë filmuar duke larë enët e kuzhinës në liqen.
Sipas raportimeve të mediave, ata u kapën duke larë çdo gjë nga tiganët tek tenxheret në ujërat e një liqeni të populluar në zonë.
Menjëherë pas postimit të videos në Facebook, departamenti i shëndetit dërgoi një inspektor për të analizuar situatën.
Shpjegimi i tyre ishte se ata kishin një lavaman që mblidhte shumë yndyrë dhe donin që t’i lanin diku tjetër ku lavamani të mos mbushej me yndyrë.
Restoranti u mbyll dhe u urdhërua që çdo enë dhe pajisje brenda ambienteve të pastrohej dhe dezinfektohej.
Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania