Mavijosje dhe gropëzime, shenjat dalluese të hematomës së gjirit. Bisedë me mjekun

Pyesin mjekun.Një vajzë e re shkruan: I dashur doktor, gjatë patinazhit në akull kam rënë me fytyrë në akull dhe kam marrë një mavijosje në gjoks. Duke qenë se lëkura ime në atë pjesën dukej si e rrudhur nëna ime është e shqetësuar e më thotë të kontrollohem për kancer të gjirit. A mund te jetë mavijosja një shjenjë e saj që të shqetësohem. Tani nuk kam as mavijosje e as gervishtje lëkurë, me ka kaluar por doja te dija nje pergjigje te lutem.

Doktori përgjigjet:
Lexues i dashur kur dikush ka kancer gjiri, kjo shkakton ndryshime që mund të ndjehen ose shihen me sy. Simptomat shtesë të kancerit të gjirit përfshijnë ndryshime në pamjen e thithkave, rrjedhje pre tyre, rritje në madhësinë e gjirit, një ndjesi nxehtësie nga brenda gjirit dhe dhimbje të pashpjegueshme. Megjithatë, në rastin tuaj po nëna juaj ka të drejtë sepse disa ndryshime në sipërfaqen e gjirit mund të jenë gjithashtu një tregues i kancerit. Kjo përfshin lëkurën që bëhet me gropëza, valëzime ose gërvishtje.
Por një tjetër shkak i mundshëm i lëkurës së gërryer ose gropëzave në gji është diçka e njohur si hematoma e gjirit. Fjala “hematoma” i referohet një zone ku gjaku është grumbulluar dhe më pas mpiksur.
Ashtu siç duhet kohë që një mavijosje të zhduket, edhe hematoma e gjirit shpesh do të zgjidhet gradualisht dhe zhduket.

Prandaj për shkak se gropa në gjoksin tuaj u shfaq në zonën e lëndimit tuaj dhe u zhduk kur zona e mavijosur u shërua, ajo duket si shenjë dalluese të një hematome të gjirit. Por kujdes, nëse gropa vazhdon, ose nëse jeni të shqetësuar, kërkoni udhëzime nga mjeku familjes. gjithë të mirat.

Përkthehu nga uclahealth, M.C.
gatuajshendetshem.com