Maturantët i rikthehen mësimit në shkollë.Komiteti i Ekspertëve merr mast

Komiteti i Ekspertëve është mbledhur për situatën e pandemisë në vendin tonë.

“Situata paraqitet e stabilizuar”, u shpreh Komiteti i Ekspertëve.

U vendos që maturantët të rikthehen dhe të nisin mësimin në klasa.

Si shqetësim është parë rritja e rasteve në bashkitë dhe qytetet e vogla të vendit tonë, pasi nuk respektohen masat.

Komiteti i Ekspertëve sugjeroi që të respektohen masat e deritanishme kudo nga qytetarët. Masat bazike janë: Nuk lejohen grumbullimet e panevojshme, mbajtja e maskës si dhe distancimi social apo higjena.

Kufizimet e deritanishme do të mbeten në fuqi, nga ora 20:00 deri në 6:00.

/a.m/NOA.al