Një prej personazheve të njohur në Tik Tok për videot gazmore ishte e ftuar në “Rudina” në Tv Klan për të treguar mbi përvojën e saj me aplikacionin por edhe për jetën. Matilda Dautaj tregon se u bë pjesë e platformës sociale pasi kaloi një sëmundje dhe ishte vajza ajo që ia sugjeroi me mendimin se do të argëtohej në aplikacion. Teksa përmendi vajzat, Matilda zbuloi se tashmë është edhe gjyshe ndonëse në moshë ende të re.
Matilda Dautaj: Unë vajzën e kam 18 vjeçe. 17 ishte shtatzënë, ishte në shkollë, u dashurua dhe kam bërë të pamundur që mbesa të vijë në jetë sepse vajza nuk ishte aq e vendosur që ta mbante. I kam thënë më falni, o bëje ti o do ta bëj unë se tani një fëmijë në shtëpi duhet.
Rudina Magjistari: E ke mbështetur në atë moment?
Matilda Dautaj: Po, e kam mbështetur dhe do ua këshilloja të gjitha nënave që të mëbshtesin vajzat e tyre, sido që të jetë dera dhe zemra duhet të jenë të hapura për fëmijët tanë.
Rudina Magjistari: Absolutisht, vajza tani është në punë apo studion?
Matilda Dautaj: Studion dhe u transferua nga shtëpia shkoi të bashkëjetojë me djalin.