Një dëshmitare ka treguar sot se një femër është e përfshirë në këtë ngjarje dhe duhet të merren sa më shpejt shenjat e gishtërinjve të të gjithë familjarëve.
Gjatë një emisioni televiziv në News24, ajo tha se një person tjetër shumë i ngushtë është i përfshirë dhe se Mateo është dëshmitar i një ngjarje dhe kjo sipas saj duket se i ka marrë jetën vogëlushit.
Nuk është vetëm Klodiani në këtë mes, por edhe një femër. Tezja e Mateos ka telefonuar vetë një person para dy ditësh dhe ajo e di këtë. Pra të merren shenjat e gishtave, qoftë te nusja e xhaxhait qoftë edhe një person tjetër shumë i ngushtë.
Ndërkohë tezja e Mateos e ka mbështetur këtë deklaratë të dëshmitares dhe ka thënë se nëna e 8-vjeçarit e cila është akuzuar si e përfshirë ka qenë në punë.
Jam dakord me dëshmitaren. Mateo ka qenë dëshmitar i një ngjarje. Përse u akuzohet motra ime. Kam parë në media që fajtore është Florinda. Të dalë e vërteta. Motra ime ishte në punë, kush është ajo nënë që vret fëmijën e saj.