Maska me KAFE/ Almeda Abazi zbulon receten sekrete per lekure si bebe.Provojeni

Shikojeni lëkurën e Almedës. A s’ngjan shume e paster? Po.
Në fakt është efekti i kafesë turke dhe disa përbërësve të tjerë që mund t’i keni në kuzhinë.

E ftuar në emisionin Pa filtër, moderatorja dhe aktorja tregoi sekretet e saj ndaj kujdesit për lëkurën. Ajo eshte shume e fiksuar pas pastrimit te fytyres dhe tregon se cdo darke ajo kalon gati gjysem ore ne pastrimin e fytyres edhe pse realisht nuk perdor shume make up.
Gjithsesei ajo e perdor tonikun per te hyre ne thellesi te poreve dhe per kete thote se sa me paster ta mbash fytyren aq me pak ke nevoje per produkte te tjera

Ndërsa tek produktet kozmetike, Almeda nuk eksperimenton shumë. Ajo tregon sekretin e saj ne rutinen e perditshme te pastrimit te fytyres:

“Gjithmonë preferoj gjërat bio. Sigurisht që i përdor produktet kozmetike, por jo ato të rëndësishmet, më të rëndësishmet i kam bio, ç’mund të bëj në shtëpi. Çdo ditë bëj scrub me kafe turke dhe vaj ulliri. I përziej dhe fërkoj lëkurën me to.

Ndërsa një herë në javë bëj një përzierje timen prej vitesh. Përziej kafe turke, me kanellë, me mjaltë, me të verdhën e vezës, shumë pak kos të trashë. Bëhet si tip kremi dhe e vendos në fytyrë. E mbaj për 20-30 minuta. Është një nga maskat më të mira që mund të rekomandoj. Më pas e laj fytyrën duke e fërkuar shumë pak. E lyej fytyrën me të bardhën e vezës që e tërheq lëkurën. Embaj për 10-15 minuta dhe në fund vë kremërat që preferoj. Një herë në muaj bëj një pastrim në qendra estetike.”