Zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka njoftuar për disa masa të reja shtrënguese rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri.
Në një deklaratë te re për mediat, ajo u shpreh se konviktet do të jenë të mbyllura dhe universitetet po ashtu do të zhvillojnë mësim online, por kjo fillimisht do te nisi per nje muaj e me tej sipas vleresimit perkates te situates ne vend do te vendoset cdo te behet.
Ajo theksoi se per te mos patur nje mbyllje te dyte do te ishte mire te respektohen te gjitha masat e vendosura.
Ja cilat ishin fjalet e saj:
“Situata epidemiologjike në lidhje me infeksionin Sars-Cov2 dhe sëmundjen Covid-19 ashtu si në të gjitha vendet e botës, edhhe tek ne në Shqipëri paraqitet me një rritje të numrit të rasteve javët e fundit, gjë që është reflektuar edhe në shifrat e incidencës, 130 raste për 100 mijë banorë. aktualisht në vend kemi 500 vatra aktive dhe 35% e tyre janë në Tiranë.
Vlerësohet se rastet e rritura pozitive përkojnë me hapjen e shkollave, bareve dhe restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese por dhe me sezonin e vjeshtes që sjell më shumë grumbullime në ambjentet e brendeshme dhe rritje të kontakteve në ambiente të mbyllura.
Nisur nga vlerësimi i dinamik i situatës, komuniteti i ekspertëve ka vlerësuar se është nevojshme të kemi masa shtesë për të frenuar përhapjen e infeksioneve.
Komiteti i ekspertëve ka vendosur që universitet të zhvillojnë vetëm mësim online.
Në këtë kuadër konviktet do të jenë të mbyllur.
Do të jenë të mbyllur baret dhe lokalet në zonën e bllokut.
Nëse nuk kemi disiplinë do të kemi mbyllje të dytë.
Askush nga ne nuk e do një mbyllje të dytë, bëhuni pjesë e zgjidhjes duke respektuar të gjitha masat e vendosura.”-u shpreh Rakacolli.