Ekziston një lidhje e veçantë midis prindit dhe fëmijës, por po kaq e veçantë është edhe lidhja mes tezes, hallës dhe nipit, mbesës.
Marrëdhënia që bashkon një hallë, teze me nipin ose mbesën e saj ka shumë anë pozitive dhe të dobishme për të dyja palët. Kur bëhesh për herë të parë hallë ose teze është ngjarje themelore për një grua që ndryshon jetën në mënyrë të plotë, ashtu si kur bëhet një nënë.
Fëmijët shohin tek halla, tezja një figurë referimi që edhe në moshë madhore mbetet një pikë fikse. Për hallën dhe tezen prania e një nipi apo mbese është ilaç dhe një burim dashurie të pastër.
Por pse është marrëdhënia mes hallave dhe nipit kaq e veçantë?
Ardhja e një fëmije në një familje është e veçantë për të gjithë, por për një teze apo hallë është akoma më shumë, sepse mes të dyve ka pothuajse gjithmonë një marrëdhënie simbioze. Një hallë ose teze është ajo që e sheh fëmijën të rritet nga momentet e para dhe e shoqëron gjatë gjithë jetës. Duke pasur shpesh të njëjtën moshë si nëna ose babai i fëmijës, kjo e identifikon menjëherë atë si pikë referimi dhe e konsideron atë si një nënë e dytë.
Gjatë fëmijërisë, tezja dhe halla bëhet pjesë e jetës së përditshme dhe si rezultat, marrëdhënia është e fortë. Ndërsa fëmija rritet, tezja e halla shihet si një “nënë”, e cila ndryshe nga prindi e lë më lirë fëmijën.
Në të vërtetë, shpesh është kjo që bashkon një nip apo mbesë me një hallë ose teze: fëmija sheh në të një figurë referimi, por njëkohësisht një person me të cilin argëtohet.
Tezat/hallat dhe nipërit/mbesat: si ndryshon marrëdhënia gjatë adoleshencës
Me kalimin e kohës midis tyre krijohet një marrëdhënie bashkëpunimi. Halla ose tezja është personi që e do fëmijën si nëna dhe me të mund të flitet për gjithçka.
Me adoleshencën vjen kulmi i kësaj lidhjeje të mrekullueshme, fëmijët kanë shumë besim tek kjo figurë dhe marrin këshilla si nga një mik me më shumë ëprvojë.
Fëmijët marrin nga tezet dhe hallat dashurinë e prindërve, por kanë më tepër hapësirë e liri, pasi prindërit natyrshëm janë pak më autoritarë.