Rudina Dembacaj është shumë aktive në rrjete sociale ku nuk i kursen aspak detajet nga martesa me Mark Frrokun. Së fundmi aktorja ka zbuluar se Marku dëshiron të bëjnë fëmijë, mirëpo ajo nuk është ende gati.
Rudina ka publikuar në Instastory bisedën që ka bërë me bashkëshortin teksa po shkonin të uronin dikë për lindjen e një fëmije.
“Unë dhe Marku po ikim për urim, ka lindur një beb!
Marku: Zemër, të gjithë po bëjnë beba po ne? Kur do jesh gati?
Unë: Shpirt këto syzet janë “Laura Imami”, shih sa yll i bën.
Marku: Shumë të bukura zemër, i gëzofsh. Do të të shkonin më shumë po të ishe edhe shtatzënë.
Unë: Pse s’të pëlqen që jam si ngjalë?”, ka shkruar aktorja.