Sipas një ish-diplomati ukrainas, marinsat rusë kanë marrë kontrollin mbi anijet luftarake të Putinit dhe kanë refuzuar të sulmojnë një qytet ukrainas, duke u kthyer në shtëpi në Rusi.
Një flotë anijesh luftarake ishte gati të zbarkonte në qytetin port ukrainas të Odesa-s dhe të fillonte bombardimet kur parashutistët rusë dyshohet se u larguan pasi injoruan urdhrat e eprorëve të tyre. Mediat ukrainase pretendojnë se një trazirë shpërtheu në anijet luftarake, të mbushura me trupa ruse me bazë në Krimenë e afërt.
Në të njëjtën kohë, një numër helikopterësh dhe dronësh rusë po fluturonin mbi plazhin Luzanivka, duke u përgatitur për ulje. Por, pak para një sulmi të gjithanshëm rusët thuhet se ranë në kontakt me ukrainasit dhe u kërkuan atyre që t’i lejonin të largoheshin të padëmtuar nga gjiri.
Diplomati ukrainas në pension, Olexander Scherba, duke ndarë lajmin në Twitter, shkroi:
“Mbrëmë një grup i madh luftanijesh ruse do të niste zbarkimin në plazhet e Odesës. Ata iu afruan bregdetit. Rusia ishte gati të bombardonte plazhin. Ukraina ishte gati të qëllonte kur ata u tërhoqën papritur. Marinsat nga Krimea refuzuan të sulmonin Odesën.”
Trupat kryengritëse ruse ishin marinsa të Brigadës 810, sipas politikanit të opozitës rus Ilya Ponomarev, i vetmi anëtar i Dumës së Rusisë që votoi kundër aneksimit të Krimesë në vitin 2014.
Ai shkroi në Facebook:
“Forcat Ajrore Ukrainase dhe mbrojtësit e tjerë të Odesa po përgatiteshin për të sulmuar armikun por në momentin e fundit rusët ranë në kontakt dhe kërkuan t’u jepnin atyre mundësinë të largoheshin nga Gjiri. Sipas të dhënave tona, pati një rebelim të vërtetë në anijet ruse; burrat rusë refuzuan të ndiqnin urdhrin dhe të sulmonin brigjet e qytetit sllav në gjuhën ruse.”
Raporte të shumta të pakonfirmuara ditët e fundit pretendojnë se trupat ruse po lënë postet e tyre përballë një lufte të zgjatur.Të hënën, pamjet dukeshin se tregonin një tank rus T-72B të braktisur me karburant dhe në gjendje plotësisht funksionale. Disa trupa ruse dyshohet se kanë vjedhur makina nga ukrainasit për t’u përpjekur të arratisen, ndërsa të tjerë ia kanë dorëzuar pajisjet e tyre armikut dhe kanë refuzuar të luftojnë.