Mbrëmjen e djeshme ka qenë dora vetë legjenda e muzikës tallava, Mandi Nishtulla, i ftuar në emisionin “Expuls”.
Duke qenë se jemi në prag fushate as Mandit nuk mund t’i shpëtonte një parashikim të vogël për zgjedhjet e 25 Prill.
Këngëtari tha se këto zgjedhje sipas tij do ti fitojë Lulzim Basha dhe nëse kjo gjë nuk ndodh ai do të largohet nga Shqipëria.
“Këtë rradhë do ta marrë Lulzim Basha e them me gjithë shpirt. Nëse nuk fiton Lulzim Basha e them publikisht që do ta le Shqipërinë do të iki jashtë shtetit. Le të më marrë ose gjermani ose turku ose rusi në Mosko. Nëse nuk fiton Lulzim Basha unë do të ik nga këtu” – tha Mandi.