Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka dhënë një lajm fantastik ku është shprehur se në 24 orët e fundit kemi plot 26 të shëruar.
Ogerta Manastirliu Ministria e Shëndetësisë ka dhene nje lajme shume te bukur kur ne 24 oret e fundit kemi 26 te sheruar dhe ky eshte nje lajm plot shpres.
Ne ditet ne vazhdim pritet qe ky numer te rritet dhe me shume.
Gjysma nga të shëruarit i takojnë qytetit të Shkodrës, vend i cili ka qenë edhe më problematiku ditët e fundit sa u përket rasteve të reja të zbuluara.
Ja cfare shkruan ajo:”26 të shëruar në 24 orët e fundit, gjysma e të cilëve në Shkodër. Lajm inkurajues është se numri i të shëruarve prej 5 ditësh rezulton të ketë kaluar numrin e të infektuarve aktiv. Kjo është një shenjë e mirë krahasuar me vendet e rajonit, megjithatë, ende nuk është koha për bilance se nuk jemi në kushtet kur lufta ka mbaruar!
Të prekur deri në këto momente kemi pasur 518 persona, nga këto 277 janë shëruar dhe 26 fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.
Momentalisht kemi 215 raste aktive dhe është dita e pestë radhazi që numri i të shëruarve është më i lartë se numri i rasteve aktive.