Mamaja 42 vjecare ndërron jetë pasi paralajmëroi për kancerin e zorrës së trashë

Ashley Mellen, nga shtëpia e saj ka ndarë me TODAY.com historinë e saj të kancerit të zorrës së trashë në muajin mars por në muajin prill ajo ka vdekur.

Në datë 4 prill, pak më shumë se një vit pas diagnozës së saj të papritur ajo ka ndërruar jetë.

“Ajo ishte një nënë e re e fortë e tre fëmijëve, e cila luftoi atë sëmundje të keqe deri në fund,” thotë bashkëshorti i Mellen, Eric.

Përpara se të diagnostikohej kjo nënë e re kujdesej shumë për të ngrënë e për të jetuar shëndetshëm. Mellen ushqehej me shumë fruta e perime bio si edhe kujdesej që mishi që blinte të ishte nga kafshë të ushqyer me bar. Madje ajo ka treguar se nuk kishte pirë ilace e asnjë lloj medikamenti që kur ka qënë 20 vjec.

Mirëpo në janar, ajo filloi të kishte dhimbje në stomak dhe lart drejt brinjëve, të cilat ia atribuoi problemeve me tretjen. Në fillim nuk e shqetësoi shumë, por u përkeqësua për rreth një javë derisa ishte aq e rëndë një mbrëmje sa Mellen shkoi në urgjencë.

Aty mjekët i rekomanduan skanerin por diagnoza nuk ishte as apendecit pasi sapo kishin zbuluar kancerin e zorrës së trashë që tek ajo ishte përhapur në heshtje.

Metastaza në mëlci tashmë nuk i jepte mundeësi për operim por vetëm kimioterapi dhe imunoterapi.

Brenda 3 muajve cdo gjë kishte marrë fund e nuk mund të bëhej asgje.

Në intervistat e saj të hershme nena 42 vjecare paralajmëron të gjithë të bëjnë koloskopi dhe pas cdo simptome të dyshimtë të shkojnë tek mjeku të verifikojnë ose jo shqetësimin që kanë.
Mjekët thonë kontrollet të fillojnë cdo vit tek personat mbi 45 vjec dhe më herët tek ata me histori familjare