Na duhen keto perberes:
1 veze
1 luge caji mustarde
1 luge caji kripe dhe 1 luge kafe sheqer
20 ml uthull ose leng limoni
vaj misri + vaj ulliri rreth 200 ml
Trazojme fillimisht me blender pjesen e fundit te enes ku kemi shtuar gjysmen e vajit
Pastaj vajin e mbetur ia hedhim pak nga pak si fije pa nderprerje
Keshtu frulatorin ose rrahsen e ngrejme drejt siperfaqes sa te shikojme qe masa eshte trashur dhe salca majoneze e krijuar rreshqet nga rrahesi.
Per shije mund ti shtoni edhe pak piper te zi ose edhe majdanoz