Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i parë i krijuar në Big Brother Vip Albania. Luizi nuk humbet asnjë moment për t’i treguar moderatores që ndjenjat e tij janë të vërteta.
Së fundmi, ai i ka bërë dhuratën më të veçantë. Këngëtari i ka dhuruar varësen me që e mbante gjithmonë në qafë.
Dyshja po qëndronin të shtrirë në krevat kur Luizi e hoqi varësen për t’ia dhënë asaj.
“Këtë varese që e mbaj në qafë unë, nuk e kam hequr kurrë dhe nuk ia kam dhënë askujt. E gjeje kujt dua me ia dhënë”, i ka thënë ai teksa i ka shtuar urdhero.