Shkencëtarët në Britaninë e Madhe kanë thënë së fundmi se simptomat e llojit të ri të koronavirusit janë thuajse të njëjta me ato të Covid 19.
Pra, temperaturë e lartë, kollitje e vazhdueshme, humbje e nuhatjes, por edhe skuqje në gjuhë.
Simptomat tek ata që janë infektuar me llojin e ri të virusit mund të shkojnë nga shumë të forta deri në pothuajse të padukshme.
Eksperti amerikan Anthony Fauchi tregon se pacientët mund të ndiejnë gulçim dhe dhimbje në muskuj dhe nyje edhe pasi virusi largohet nga trupi i tyre.
Një raport i botuar së fundmi në Britaninë e Madhe thotë se ekzistojnë “mundësi reale” që një normë më e lartë e vdekshmërisë është vërejtur te të infektuarit me llojin e ri të koronavirusit. /k.k/noa.al