Ish kryeprokurori Adriatik Llalla, ka bërë nje deklaratë te fortë, duke treguar se ish përfaqësuesja e zyrës së BE-së në Tiranë Romana Vlahutin, i ka kërkuar arrestimin e ish kryeministrit Berisha. Deklarata e Llallës u bë mbrmjen e sotme në emisionin “Çim Peka live” në Syri TV.
Ai u shpreh se Vlahutin i ka përmendur shembullin e Kroacisë, dhe nëse arrestonte Berishën, ajo i kishte thënë se Shqipëria do futej në Bashkimin Europian.
Por, sipas Llallës, Vlahutin ka përfituar nga statusi i diplomates, dhe shtoi se nuk mund të kërkohet arrestim për dikë, pa pasur prova.
Adriatik Llalla: ”Për Berishën po, më është kërkuar që të arrestohet, një kërkesë që është bërë nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin që të arrestohet dhe të ndiqet shembulli i Kroacisë. Ajo më tha se, që Shqipëria të futet në BE duhet të ndjekë rrugën e Kroacisë dhe të arrestoj Sali Berishën dhe ti ke rastin që të tregosh forcën tënde të ndihmosh Shqipërinë të futet në BE. Ajo ka përfituar nga rasti që ishte në statusin e diplomates, sepse në kushte të tjera kjo është e patolerueshme për secilin qytetar të lirë kërkohet arrestim pa prova është absurditet që kërkon të hysh në zyrat e një shteti të pavarur dhe ti imponohesh në forma të tilla.”