E besoni ose jo, një baba që duket se e do shumë vendin e tij të punës ka habitur shumë njerëz, pasi djalit të tij ia ka vendosur emrin Departamenti i Komunikimit Statistikor.
38-vjeçari Slamet Wahyudi, nga Indonezia kishte rënë dakord me gruan e tij shtatzënë që nëse ajo lindste një djalë, ai do të zgjidhte emrin e të porsalindurit dhe kështu ndodhi. Por, ajo që është për t’u habitur është emri i foshnjës.
Wahyudi zgjodhi që t’i vendosi vogëlushit emrin “Departamenti i Komunikimit Informues Statistikor”.
Ai i tha faqes lokale të lajmeve se gruaja e tij, 33-vjeçarja Ririn Linda Tunggal Sari ishte dakord me vendimin e tij, ndërsa shtoi se ajo nuk e kishte problem edhe pse në fillim i dukej i çuditshëm.
Burimi: arynews.tv| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA