Lindi disa ditë më parë/ Jepet lajmi i zi, 22-vjeçarja shqiptare ka dhënë shpirt nga Covid-19: Nuk e pa fëmijën e saj

Një 22 vjeçare e infektuar me Covid e cila para disa ditësh kishte sjellë në jetë foshnjën e saj ka humbur jetën tek Shefqet Ndroqi.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se e reja Sidorela Koca e cila ishte shtatzënë për shkak të infe ktimit me Covid, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar. 22 vjeçarja gjatë kohës që ka qenë në in tubim ka sjellë në jetë vajzën e saj, por fatkeqësisht për shkak të gjendjes së saj shëndetësore ka humbur be tejën me covid.

Në një speciale të transmetuar disa ditë më parë në ABC e cila ndodhej në ambjentet e spitalit Covid 2, mjekët i kanë treguar gazetares Ema Shazivari gjendjen shëndetësore të 22 vjeçares e cila ka lindur në kohën që gjendej në int ubim.

Mjekët janë shprehur se për shkak të gjendjes së saj atyre u është dashur që të kryejnë një ndërhyrje në kohën që ajo ishte me frymëmarrje të drejtuar për të shpëtuar jetën e foshnjës.

Sipas mjekëve e reja ka lindur një vajzë e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.