Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023 dhe ka ardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, sapo akrepat kanë shënuar mesnatën.
Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se se vetëm një minutë pas ndërrimit të viteve, një djalë ka ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni.”
“Mirë se erdhët, Promisa dhe Orjol”, shkruan Manastirliu.