Rasti i parë i dyshimtë i lisë së majmunëve po vlerësohet nga autoritetet shëndetësore greke. Ai është një turist, një 29-vjeçar, i cili kishte udhëtuar në Kefaloni me partneren e tij për pushime. I riu ka skuqje të lëkurës dhe simptoma të tjera të ngjashme me ato të lisë së majmunit.
Autoritetet shëndetësore të Kefalonisë, të cilat raportuan rastin, e cilësojnë atë si të dyshuar për li majmunësh. 29-vjeçari britanik u shtrua në spitalin “Attiko” në të njëjtat kushte si të infektuarit me Covid. Mjekët kanë marrë mostrat për ekzaminim dhe rezultatet do të jenë të disponueshme të hënën.