Nënshtetësia shqiptare mund fitohet jo vetëm nëse ke lindur në Shqipëri, apo nëse je natyralizuar, por edhe nëpërmjet origjinës.
“Çdo fëmijë i lindur nga prindër shqiptar do mund të marrë shtetësinë shqiptare. Ka një procedurë lehtësuese në ligj. Kemi lehtësira edhe në rastet kur shtetas shqiptarë duan të rifitojnë shtetësinë shqiptare. Garantohet shtetësia shqiptare edhe kur ke shtetësia të tjera”.
Sipas ligjit të ri, me pasaportë shqiptare mund të pajisen edhe investitorët strategjikë që kanë interes kombëtar. Ndërkohë ligji parashikon jo vetëm marrjen e shtetësisë por edhe lënien e saj.