Një nënë ka treguar se si tani mezi mund t’i përdorë duart pasi vuante nga një reaksion alergjik i dyshuar ndaj produkteve të thonjve.
Lisa kishte bërë manikyr të rregullt me xhel për vite pa asnjë problem.
Por gishtat e 36-vjeçares u inflamuan dhe thonjtë filluan të zhvishen. Madje një gisht u bë vjollcë, duke e lënë atë të frikësohej se do ta humbiste.
Mjeku i zonjës Dewey e diagnostikoi atë me një infeksion bakterial mirëpo, pas një manikyr tjetër muajin e kaluar, ajo ka mbetur me gishta ‘shumë të rënduar’ dhe mezi i lëviz duart nga dhimbjet.
Zonja Dewey, e cila punon si pastruese e NHS, tani beson se ajo ka një alergji ndaj një produkti në manikyrin e thonjve me xhel – një problem në rritje i theksuar nga dermatologët muajin e kaluar .
Ndaj mjeket i kane thene te mos perdor me manikyr dhe te mos perdor xhel per thotnje pasi mund te jete fatale per te. Pasi keto produkte jane me kimikate.