Akuzohet per ngjarjen me Sabrina Bengaj sot ben deklaratat në një letër që ka shkruar nga burgu Elton Metaj.
Letra e Elton Metajt nga burgu:
Unë Elton Meta dua të sqaroj opinionin publik se çfarë ka ndodhur përsa i përket veprimit tim. Jam liruar nga spitali i Zaharisë më datë 26 korrik, një ditë më pas jam takuar me ish-bashkëshorten time. Më datë 1 gusht, Sabrina merr leje nga puna dhe kemi ndenjur bashkë.
E shoqëroja në punë, por gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos e kuptonte se ne i kishim rregulluar muhabetet. Mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni të bashkimit tonë.
Kur u ktheva nga Greqia, pashë që gjërat kishin ndryshuar. Ish-vjehrri filloi me kërcënimet. Duke e njohur atë i mora seriozisht. Kam shkuar në Polici dhe oficeri i policisë, Eugeni më tha se nuk ka kohë, hajde pas 2-3 ditësh. Sabrina më tha se babai e ka marrë vesh dhe do na zhdukte të dyve.
Ish-vjehrri më shkruajti sërish në “Messenger” dhe më la takim e më tha “do të të zhduk”. Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin.
Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj”.