Lekundje termeti ne vendin tone. Ja sa ishte magnituda

Lekundje termeti jane ndjer ne Elbasan. Por fatmiresishte cdo gje ka shkuar mire pasi magnituda ishte e ulet dhe nuk ka pasur probleme.

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 2.9 i shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 8 km në verilindje të Elbasanit dhe 37 km në juglindje të Tiranës.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 22:50, ndërsa thellësia fokale e tërmetit ka qenë 10 kilometra, sipas raportimeve paraprake të Institutit Sizmologjik Europian.

Ekspertet thone se lekundje te tilla jane normale dhe nuk shfaqin probleme ndaj nuk ka vend per panik.