Lëkundje tërmeti janë ndier pak momente më parë në Korçë.
Epiqendra është në Greqi, me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter.
Nuk raportohet për dëme materiale.
Javët e fundit Greqia është përfshirë nga disa lëkundje tërmeti, të cilat janë ndier edhe në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në Tiranë. Lëkundja ka zgjatur, por nuk ka qenë shumë e fortë. Mësohet se epiqendra ka qenë në Greqi , por lëkundjet janë ndjerë edhe në territorin shqiptar. Deri më tani tërmeti raportohet me magnitudë 5.7 dhe thellësi 10 km. Nuk raportohet për dëme.