Një tjetër tërmet i fortë ka t.ronditur sot Greqinë, në ishullin Samos. Lëkundjet ishin me magnitudë 4.4 të shkallës rihter.
Instituti i Gjeodinamikës në Greqi raporton se tërmeti pati një thellësi prej 11 kilometrash, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.
Samosi u trondit nga një tjetër tërmet më i fuqishëm më datë 30 tetor të vitit të shkuar, i cili shkaktoi dhjetëra të vdekur në Izmirin përballë.
Mediat lokale raportojnë duke iu referuar studimeve të publikuara sëfundmi se cunami kishte një lartësi prej 3.3 metra.
Studimi i bërë nga Profesor Efthymios Lekkas dhe bashkëpunëtorët e tij nga Departamenti i Tektonikës Dinamike të Gjeologjisë së Zbatuar nxori në pah faktin se ky cunam ishte më i larti gjatë 65 viteve të fundit.