Lekundje sizmike me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter në qarkun e Shkodrës, sipas ESMC por gjendja eshte normale.
Ndërkohë, IGJEUM raporton se lëkundja u ndje në orën 9:37, dhe magnituda sipas institutit të Gjeoshkencave ishte 3.5.
Epiqendra e tërmetit ishte në grykëderdhjen e lumit Buna, me thellësi 5 km. Banorët e zonës kanë raportuar se e kanë ndjerë lëkundjen, por nuk flitet për dëme materiale apo ne njerez.