Ledjana rikthehet në emsion/ Ja çfarë vendimi ka marrë ajo, pasi u largua për disa ditë

Lediana pas një pauze është rikthyer në studio. Ajo tha se do të vazhdojë të jetë pjesë e Përputhen dhe se kjo periudhë pauze i shërbeu për mirë.

Lediana: ka qenë produksioni ai që të ka kërkuar largimin më thoshin disa, po përkundrazi, i falenderoj se më dhanë kohën që me duhej.

I falenderoj shumë madje. Unë asnjëherë nuk kam dyshuar në zgjedhjen time, do vazhdoj të jem këtu si në fillim. Duhet unë ta bind njëherë veten time, dhe prandaj kjo periudhë më shërbeu, s’kam takuar shumë njerëz. Edhe emisionin nuk e kam parë që të isha e qetë.