Të gjithë kemi ditë jo të mira në jetën tonë, ku ndihemi të pafuqishëm dhe të rënduar. Madje në këto raste mund edhe ta kemi tepruar me sasinë e ushqimit të konsumuar ose të kemi marrë një sasi të madhe toksinash. Fakti që ndiheni në këtë mënyrë është për shkak të nivelit të lartë të toksinave në shëndetin tuaj.
Toksinat mund të ndahen në dy lloje: Endogjene, kur prodhohen nga trupi për shkak të ushqimeve të konsumuara apo ezogjene, kur shkaktohen prej ngjyruesve dhe konservuesëve.
Për të pastruar organizmin është e rëndësishme që të stimulohet aktiviteti i veshkave, mëlçisë, aparatit tretës dhe mushkërive. Në mënyrë që organizmi të mund të pastrohet, disa ushqime specifike mund të iu vinë shumë mirë në ndihmë.
Pini sa më shumë ujë që të jetë e mundur, pasi një sasi prej dy litrash në ditë është masa ideale për të larguar toksina nga organizmi. Evitoni pijet me sheqer, të gazuara ose me ngjyrues. Edhe çajrat kanë efekt pastrues.
Duhet të konsumoni asparagë, karçof, brokoli, lulelakër, por edhe ananas, majdanoz, pjepër dhe qepë. Preferohet edhe kosi i cili duhet ngrënë rregullisht. Nuk duhen lënë pas dore as ushtrimet fizike, pasi djersa lejon dezintoksikimin e organizmit
Shperndaje postimin me miqt tuaj